Jakup Krasniqi përshëndet familjarët nga oborri i shtëpisë, ata nga ballkoni

10:46 | 21 Nëntor 2026

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbërritur edhe mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në lagjen Velani të Prishtinës, ku ka takuar vetëm familjarët e ngushtë.

Jakup Krasniqi në pamundësi për ta takuar nga afër vëllaun e tij Daut Krasniqi, e ka përshëndetur me dorë nga oborri i shtëpisë së tij, kurse ai dhe familjarët tjerë që po e përcillnin atë nga ballkoni i shtëpisë së tyre poashtu e kanë përshëndetur me dorë.

Kujtojmë se kjo vizitë shënon përmbylljen e qëndrimit të tij katërditor në Kosovë, i cili iu mundësua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për arsye humanitare.

Screenshot
Screenshot

Komento: