Janë 3 emra, kush do ta merr drejtimin e Bayern Munich – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Janë 3 emra, kush do ta merr drejtimin e Bayern Munich

09:27 | 08 Nëntor 2019

Bayern Munich është në kërkim të trajnerit të ri.

Pas shkarkimit të Niko Kovac, Bayern Munich ende mbetet në kërkim të një trajneri të ri.

‘Bild’ të enjten në mbrëmje ka raportuar se Bayern Munich kanë refuzuar Arsene Wenger, me këtë të fundit që i është vetëofruar kampionëve të Bundesligës.

Po ashtu ‘Bild’, zbulon se italiani Massimiliano Allegri është preferenca kryesore për pasardhësin e Niko Kovac, përcjell lajmi.

Allegri është i papunë që pas largimit nga Juventus, me të cilën skuadër ka fituar radhazi gjashtë tituj të Serie A.

Ata shtojnë se në listën e Bayern Munich janë edhe trajneri i Ajax, Erik ten Hag dhe ai i Tottennham, Mauricio Pochettino.

Komento: