Jasmina dhe Adriani po e shijojnë romancën e tyre

18:30 | 03 Prill 2022

Ata janë dyshja më e përfolur aktualisht.

Ardian Bujupi dhe Jasmina Kadiu janë në qendër të vëmendjes për historinë mes tyre.
Pas deklaratave kontradiktore, dyshja edhe pse e mbaroi bashkëpunimin mes tyre, duket se vijojnë të qëndrojnë bashkë.

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, pas përfundimit me historinë e dashurisë me Andin, tashmë ka gjetur mashkullin e ëndrrave.

Ajo dhe Ardiani prej disa javësh po shijojnë një histori dashurie, që nisi fill pas bashkëpunimit të tyre për videoklipin e artistit.

Megjithatë, kjo dyshe ka menduar që të luajë pak me mediat, duke bërë deklarata kontradiktore, duke preferuar që ta mbajë lidhjen e tyre gjysmë të fshehtë. Ditët e fundit, Jasmina ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku sigurisht është takuar me këngëtarin.

Komento: