“Jemi shumë të lumtur që drejtësia po triumfon”, vjen reagimi i gruas së Nasimit

14:26 | 14 Dhjetor 2023

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, është liruar sot nga të gjitha akuzat nga Gjykata Speciale në Hagë.

Gruaja e Nasimit Gjejlone Haradinaj ka thënë se Nasimi është liruar dhe se po e presin kthimin e tij në Gllogjan.

”Po, mundem me ua konfirmu se Nasimi është liruar. Jemi duke shku me u taku me të. Po e presim në Gllogjan që të na vije. Jemi shumë të lumtur që drejtësia po triumfon. U dëgjova me Nasimin tash na tha që po vjen”, tha ajo për indesonline.

Dhomat e Specializuara në Hagë më 14 dhjetor kanë modifikuar dënimin ndaj ish-nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Nasim Haradinaj.

Modifikimi i mundëson Haradinajt lirimin nga burgu, nën disa kushte, kanë njoftuar Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në maj të vitit 2022, Haradinaj, së bashku me kryetarin e atëhershëm të OVL-UÇK, Hysni Gucati, u dënuan me katër vjet e gjysmë burgim për akuzat për pengim të drejtësisë.

Më pas, Apeli ua uli dënimet për tre muaj.

Gucatit iu modifikua dënimi më 17 tetor, që i mundësoi lirimin nga burgu, me kushte.

Komento: