Jo vetëm Tuchel, Man United synon transferimin edhe të yllit të Chelseas

21:57 | 18 Mars 2022

Man United optimist për Rudiger nëse Tuchel merr drejtimin e skuadrës

Manchester United do të ishte favoriti për të nënshkruar me qendërmbrojtësin Antonio Rudiger të Chelseat këtë verë nëse Thomas Tuchel bëhet trajneri i ri i klubit.

Pozicioni i Tuchel si trajner i Chelseat vazhdon të vihet në pikëpyetje për shkak të pasigurisë jashtë fushës në ‘Stamford Bridge” dhe Man United dyshohet se e ka shtuar gjermanin në listën e ngushtë të objektivave.

“Djajtë e Kuq” vazhdojnë të jenë gjithashtu të lidhur me Rudiger, i cili nuk ka arritur të bjerë dakord për një kontratë të re me “Blutë”, që do të thotë se siç qëndron situata, do të jetë i disponueshëm si transferim i lirë në fund të qershorit.

Sipas “Football Insider”, 20 herë kampioni i Anglisë është i sigurt për të fituar garën për Rudiger nëse Tuchel arrin si trajner i ri.

Raporti pretendon se gjermani ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Rangnick dhe do të dëshironte që t’ia lironte vendin verën e ardhshme në “Old Trafford”.

Rudiger besohet se kishte rënë dakord për një kontratë të re me Chelsean përpara se të vendoseshin sanksione ndaj pronarit rus të klubit londinez, Roman Abramovich.

29-vjeçari, i lidhur gjithashtu me Juventusin, Real Madridin dhe Paris Saint-Germainin, ka shënuar tre herë dhe ka regjistruar katër asistime në 41 paraqitje për blutë gjatë sezonit 2021-2022./Lajmi.net/

Komento: