Ju kujtohet Meleku, ja çfarë bën ajo sot – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ju kujtohet Meleku, ja çfarë bën ajo sot

12:16 | 02 Janar 2019

Në audicionin “One Voice” në Turqi, këngët për festat e fundvitit këtë herë i kënduan emra të njohur për të bërë një program të veçantë.

Yjet e ekranit këtë vit si çdo vit tjetër u takuan me audiencën në Turqi.

Është bërë traditë çdo vit, seksioni special i këtij viti ishin shumë aktorë të njohur e nder ta ishte edhe vogëlushja, Beren Gokyildiz.

Aktorja 9-vjeçare, Beren Gokyildiz e njohur tek ne në rolin e “Melekut”, në këtë audicion këndoi këngën “Shape of You”. Beren me zërin e saj të ëmbël ishte në gjendje të kthejë të gjithë anëtarët e jurisë, shkruan rtv21.tv.

Pavarësisht sukseseve në aktrimin Beren Gökyıldız, në “One Voice” gjithashtu mori brohoritje të madhe për performancën e saj të mahnitshme në Turqi. Beren Gokyildiz në vitin 2016 ka arritur që të fitojë çmimin prestigjioz si aktorja më e mirë e vogël në Turqi.

Përveç aktrimit ajo në intervista të ndryshme ka zbuluar se i pëlqen edhe vallëzimi e këndimi.

Komento: