Ju kujtohet Norma nga “Pasionet e Fshehta”, shikoni si duket ajo sot – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ju kujtohet Norma nga “Pasionet e Fshehta”, shikoni si duket ajo sot

11:57 | 24 Dhjetor 2018

“Pasionet e fshehta”, ishte një nga telenovelat më të njohura që u shfaq në vitet 2003-2004.

Ky serial që u transmetua në Radiotelevizionin 21, barte historinë e tre vëllezërve të varfër, por të bukur që ‘vjedhin’ zemrat e bukurosheve të pasura të familjes Elizondo, por që përballen me shumë sfida deri në bashkimin përfundimtar të tyre, shkruan rtv21.tv

Në mesin e roleve kryesore, ishte edhe ai i Normës, emri i vërtetë i së cilës është Danna Garcia. 40-vjeçarja e filloi karrierën e saj si këngëtare në vitin 1994. Ajo bashkë me motrën e saj, Claudian ishin pjesë e një bendi “Cafe Moreno”. Derisa ekzistonte ky bend, motrat sollën tri albume. Në vitin 1998, bendi pushoi së ekzistuari sepse Danna iu përkushtua aktrimit.

Në vitin 1994, ajo luajti rolin e parë në seritë televizive “Cafe con aroma de mujer”. Pastaj në vitin 1996, u rikthye për t’u bërë aktorja e parë kolumbiane që u ftua në një film meksikan “Al norte del corazon”. Por, kulmin e suksesit ajo e arriti me rolin e saj në telenovelën kolumbiane “Pasionet e fshehta”. Aktorët e serialit arritën shumë çmime, madje edhe ndërkombëtare. Filmi u shfaq në disa vende (përfshirë Rusinë, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës).

Garcia qe sa vite është në lidhje me Ivan Gonzalez, madje ata kanë një fëmijë nga kjo lidhje. Në muajin korrik të vitit 2017, lindi djali i saj, Dante. Kur u pyet për martesën, aktorja tha se nuk është që nuk kanë menduar për të, megjithatë ajo ndërroi mendim dhjetëra herë. Ivan është gazetar.

Para se të takohej me Ivanin, ajo ishte e fejuar me Jorge Estman. Por, çifti u nda. Mediat thanë se Garcia ishte në lidhje me “Huanin”, aktorin e serialit. Sidoqoftë, ata nuk pranuan asgjë.

Komento: