Juve hap bisedimet, po e transferon yllin e madh

18:46 | 28 Shtator 2019

Juventus ka hapur bisedime me Brescia për mesfushorin 19-vjeçar Sandro Tonali por ai mbetet një objektiv për Paris Saint-Germain, thotë Gazzetta dello Sport.

I riu tashmë është thirrur disa herë në skuadrën e Italisë, megjithëse ai ende nuk ka bërë debutimin e tij të plotë ndërkombëtar, përcjell ORAinfo.

Inter, Roma dhe Milani raportohet të jenë të interesuar në Tonali por PSG dhe Juve kanë më shumë gjasë të fitojnë talentin e ri./ORAinfo/

Komento: