Juventus-Barcelona, arrihet shkëmbimi i lojtarëve

18:58 | 24 Janar 2020

Juventus dhe Barcelona kanë rënë dakord për një marrëveshje shkëmbimi që do të shohë Matheus Pereira dhe Alejandro Marques të shkojnë në drejtime të kundërta.

Të dy gjigantët thuhet se kishin qenë në bisedime rreth një ndërrimi të Federico Bernardeschi-Ivan Rakitic, megjithatë bisedimet u pezulluan, përcjell ORAinfo.

Gianluca Di Marzio i Sky Sport Italia thotë se të dy klubet kanë rënë dakord për një shkëmbim që përfshin futbollistë të rinj.

Matheus Pereira i Juve është në Barcelona duke kaluar testet mjekësore me skuadrën katalanase.

Ndërkohë, Marques ka zbarkuar në Torino dhe do t’i nënshtrohet testeve të tij në orët e ardhshme./ORAinfo/

Komento: