Juventus cakton çmimin e Mandzukic

15:35 | 26 Tetor 2019

Ditët e Mario Mandzukicit në Juventus janë të numëruara.

Reprezentuesi kroat nuk ka luajtur për Juventusin këtë sezon në Serie A, ndërsa nuk është përfshirë fare në skuadër për Ligën e Kampionëve.

Në muajt e fundit ka pasur raportime se ai do të transferohej në Katar, por këto bisedime kanë dështuar, dhe Manchester United duket një opsion për të ardhmen e 33 vjeçarit.

Mediet italiane gjithashtu raportojnë se Mandzukic është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi anglez.

Juventus nuk do të pranojë shitjen e Mandzukic nën një ofertë më të vogël se dhjetë milionë euro.

Komento: