Juventus dëshiron ta transferojë yllin 100 milionësh

10:55 | 20 Tetor 2019

Juventus e ka ndërmend të përforcohet sërish.

Talenti i Valencias, Ferran Torres tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të Juventus-it, të cilët e ndoqën nga afër në sfidën e fundit që ai zhvilloi me përfaqësuesen U-21 të Spanjës.

Torres pëlqehet prej kohësh nga Barcelona e Real Madrid, por së fundmi janë edhe kampionët e Italisë ata të cilët dëshirojnë ta transferojnë 19-vjecarin në Torino.

I vetmi problem për drejtorin sportiv të Juventusit për të afruar sulmuesin anësor, është pikërisht klauzola që ai ka në kontratën me Valencian, plot 100 milionë euro. Pritet që mes palëve të ketë bisedime.

Këtë sezon Torres, me Valencian ka luajtur tetë ndeshje ,dhe ka një asistim.

Komento: