Juventus dhe Inter “pushtojnë” Seria A

14:13 | 25 Nëntor 2019

Janë dy ekipe që kanë bërë gjithë Italinë, por edhe më gjerë për vete.

Juventus dhe Inter vazhdojnë të bëjnë një kampionat më vete në Serie A.

Të pakapshëm dy favoritët për titullin kampion, që në këtë sezon mund të vendoset me fotofinish. “Zonja e Vjetër” vazhdon të kryesojë, pasi kaloi me suksesë një pengesë të vështirë kundër Atalantës.

Pa Cristiano Ronaldo, bardhezinjtë imponuan shifrat 3-1 në rezultatin përfundimtar. Por nëse Juventus në këtë sezon të Serie A ndjen një presion të madh në misionin për mbrojtjen e “scudeto”, e gjithë merita shkon për Inter.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte ruan ritmin e rivalëve, duke i shtuar një tjetër fitore ecurisë rekord.

Ashtu si juventinët, edhe zikaltërit fituan 3-0 në një transfertë të vështirë në fushën e Torinos. Me dy pretendentët të shkëputur në krye, një garë e fortë në Serie A bëhet për zonën Champions.

Lacio është më e favorizuar në këtë moment, pasi të besuarit e Simone Inzaghi mbajnë vendin e tretë pas fitores 2-1 në fushën e Sasuolo. Në festë edhe gjysma tjetër e kryeqytetit italian.

Roma është ngjitur në vendin e katërt pas fitores së thjeshtë në shtëpi 3-0 kundër Brescia. Jashtë çdo objektivi mbetet Napoli dhe Milan, që në përballjen direkte mes tyre në javën e 13-të barazun 1-1.

Një rezultat, që nuk i bën punë asnjërës prej skuadrave, që po jetojnë një sezon me të vërtetë zhgënjyes, sidomos Milan, që ruan një ecuri të denjë vetëm për mbijetesën.

Komento: