Juventus-Donnarumma, ndodh e papritura

11:13 | 11 Nëntor 2019

Juventus janë të gatshëm të transferojnë portierin e t Milanit, Gianluigi Donnarumma.

20-vjeçari po vlerësohet si një nga portierët më të mirë të rinj në botë dhe ka një kontratë me klubin me qendër në Milano deri në verën e vitit 2021, përcjell ORAinfo.

Ka pasur raporte në të kaluarën e afërt se si hierarkia e Milanit ashtu edhe kampi i lojtarëve janë të etur për të rinovuar kontratën në ditët në vijim, por deri më tani nuk është arritur asnjë përparim për shkak të kërkesave për rritje të pagave të Donnarumma.

Sa i përket raportit të fundit, Juve janë duke monitoruar nga afër situatën dhe do të bëjë një lëvizje për Italianine nëse bisedimet për rinovimin e kontratës nuk do të shkojnë përpara pozitivisht./ORAinfo/

Komento: