Juventus gjen “Pogban e ri”

20:02 | 01 Nëntor 2019

Zonja e Vjetër, dëshiron të përforcohet.

Juventusi është vënë në kërkim të Pogbas së ri. Bardhezinjtë kanë kthyer sërish sytë nga Manchester United dhe janë vënë në kërkim të mesfushorit të talentuar Tahith Chong.

19-vjeçari është në fund të kontratës së tij me “Djatë e kuq” dhe Juventusi ka nisur nga puna për të siguruar shërbimet e tij. 1.85 metra e gjatë Chong cilësohet si një nga talentët e United dhe për këtë arsye Juventusi dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ri.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, në ditët në vijim drejtuesit bardhezinjë do të tentojnë të bindin talentin 19-vjeçar pasi shpresojnë që Chong mund të jetë Pogba I ri.

Mesfushori francez u ble nga Juventusi me parametra 0 nga Manchester United dhe më pas u shit për një shifër rekord.

Komento: