Juventus “harron” Ronaldon, po “çmendet” pas këtij lojtari

21:59 | 20 Shtator 2019

Joao Felix, është shfaqur si një nga yjet më të ndritshëm në skenën botërore në vitin e kaluar.

Pasi shkëlqeu me Benfica sezonin e kaluar, sulmuesi shpejt e ka bërë veten të njohur si një talent jo shumë larg nga Kylian Mbappe i PSG-së, përcjell ORAinfo.

Prandaj, nuk ishte për tu habitur që sulmuesi po vëzhgohej nga klubet më të mëdha të Evropës gjatë verës, me klube si Juventus, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Manchester City të gjithë të interesuar për nënshkrimin e sulmuesit portugez.

Në shkurt, presidenti i Benfica, Luis Felipe Vieira dhe super agjenti Jorge Mendes erdhën në Evropë me motivin për të diskutuar një marrëveshje me klubet më të larta në të gjithë kontinentin.

Prioriteti, megjithatë, ishte një takim me Juventus. Dyshja për herë të parë udhëtuan për në Itali ku u takuan me drejtorin sportiv Bianconeri, Fabio Paratici. Edhe pse sot Juve sytë i ka ende te talenti portugez./ORAinfo/

Komento: