Juventus ia ofron yllin e madh Barcelonës në këmbim të Rakitic

13:43 | 27 Janar 2020

Juventus, thuhet se i ka ofruar Emre Can Barcelonës në këmbim të Ivan Rakitic.

Mesfushori gjerman ka qenë i lidhur vazhdimisht me një largim nga Torino dhe u la jashtë listës së Champions League për gjysmën e parë të sezonit,përcjell ORAinfo.

Në uebfaqen spekulohet se Bianconeri i ofroi Can Katalanasve ndërsa të dy klubet ishin duke përfunduar një marrëveshje shkëmbimi që përfshinte Matheus Pereira dhe Alejandro Marques./ORAinfo/

Komento: