Juventus me super-transferim në janar

18:29 | 25 Nëntor 2019

Juventus po synon të kryej një transferim të madh në janar.

Kampionët e Serie A nuk kanë arritur që këtë sezon të dominojnë kampionatin e tyre si në vitet paraprake, dhe në janar synojnë të përforcohen.

Duket se do të jetë faza e mbrojtjes ajo ku do të intervenohet fillimisht, sipas medieve italiane.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Juventus do të synojë të transferojë Emerson të Chelsea, transmeton lajmi.

Reprezentuesi i Italisë ka kaluar kohë në Serie A edhe më parë, me skuadrën e Palermos dhe Romës.

Mbetet të shihet nëse Chelsea dhe lojtari do të binden nga oferta e ‘Zonjës së vjetër’.

Komento: