Juventus me transferim befasues

14:02 | 03 Shkurt 2020

Juventus pritet të bëjë një transfero të papritur gjatë afatit të verës.

Rikardo Orsolini është duke bërë një sezon shumë të mirë te Bolonja, teksa në 24 ndeshje në të gjitha kompeticionet ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 5 asist.

Paraqitjet e mira dhe shifrat e tij, nuk mund të mos binin në sytë e Juventusit, që kërkon të rikthejë në skuadër 23-vjeçarin.

Kartonin e Orsolinit e ka pasur në zotërim Juventusi që vendosi pas shumë huazimeve të shesë te Bolonja. Por, mes klubeve ka një akord, ku “Zonja” mund ta rimarrë për shumën e 30 milionë eurove, deri në sezonin 2020-2021.

Në kampin bardhezi po mendohen për këtë rikthim të Orsolinit, që po tregon se po është i aftë të mbajë veshur fanellën bardhezi.

Komento: