Juventus merr lajmin e vitit!

17:29 | 11 Tetor 2019

Federico Chiesa po refuzon të rinovojë kontratën e tij me Fiorentina.

Marrëveshja aktuale skadon në vitin 2022, por siç raportohet nga Gazzetta Dello Sport, babai i tij Enrico nuk ka ndërmend të negociojë një rinovim pas asaj që ndodhi gjatë verës, përcjell ORAinfo.

Lojtari kishte arritur një marrëveshje me Juventusin, por presidenti Commisso vendosi të mos e shiste atë. Për më tepër, bardhezinjtë nuk kanë hequr dorë nga lojtari dhe do të përpiqen të kapërcejnë konkurrencën e Interit, Bayern Munich dhe PSG./ORAinfo/

Komento: