Juventus – Milan, befasi në formacionet zyrtare

19:52 | 10 Nëntor 2019

Sonte na pret një derbi i madh.

Juventusi dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Zonja e Vjetër është nikoqire e Rossonerëve në takimin e vlefshëm për javën e 12-të në Serie A, takim që luhet në Allianz Stadium nga ora 20:45.

Ekipi i Maurizio Sarrit vjen në këtë ndeshje pa asnjë humbje dhe synon fitoren e radhës për të marr përsëri pozitën e parë që e mban Interin.

Në anën tjetër, ekipi i Stefano Piolit vjen në këtë takim nga një formë e luhatshme dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi; Higuain, Ronaldo

Milan: G Donnarumma; Conti, Duarte, Romagnoli, Theo Hernandez; Paqueta, Bennacer, Krunic; Suso, Piatek, Calhanoglu.

Komento:
Lajme të tjera