
Juventus nuk ka plane për të shitur Rodrigo Bentancur megjithë interesin nga Barcelona dhe Manchester City, raporton Tuttosport.
Ende vetëm 22 vjeç, Bentancur ka bërë 78 paraqitje për Juve që kur nënshkroi nga Boca Juniors në vitin 2017,përcjell ORAinfo.

Ai ka bërë një përshtypje të madhe te Maurizio Sarri në kohën e tyre të shkurtër duke punuar së bashku dhe menaxheri i tij e sheh si trashëgimtar të Miralem Pjanic në mesfushë.
Ndërsa ai ka tërhequr interes nga disa super klube të tjera evropiane, Juve nuk janë të interesuar ta transferojnë atë. /ORAinfo/