
Juventus po bëhen gati për të bërë një përpjekje për të fituar shërbimet e Sandro Tonali, i cili vazhdon të performojë shumë mirë si për Brescia ashtu edhe për kombëtaren italiane.
Sipas Tuttosport, Bianconeri mund të vendosë të përfshijë dy lojtarë në ofertë,përcjell ORAinfo.

Anësori kroat Marko Pjaca është njëri prej tyre, pasi nuk po ka shumë hapësirë në këtë klub. Prandaj, ai mund të dërgohej me hua në Brescia qysh në janar, ndërsa në qershor, Nicolussi Caviglia mund të shtohej në këtë marrëveshje./ORAinfo/