Juventus nuk ndalet, po ia merr yllin e madh Chelseas

16:21 | 30 Nëntor 2019

Juventus janë të përgatitur që ta transferojnë mesfushorin e Chelsea, Willian kur ai të bëhet një agjent i lirë në fund të sezonit aktual transmeton Tuttosport.

Brazilianit ende nuk i është ofruar një zgjatje e kontratës në Stamford Bridge dhe siç qëndron situata aktuale ai do të jetë në gjendje të largohet nga klubi për asgjë verën e ardhshme, përcjell ORAinfo.

Juve po monitorojnë me shumë interes situatën e Willian, me Maurizio Sarri të etur për t’u ribashkuar me një ish-lojtarin e tij në Torino.
Kujtojmë Willian për një kohë të gjatë është duke u kërkuar nga Barcelona./ORAinfo/

Komento: