Juventus ofron shumë marramendëse për ta transferuar Mbappen

10:42 | 26 Tetor 2019

Gjiganti Italian po shfaq interesim për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Juventus beson se mund të shkojnë në një nivel tjetër duke investuar 380 milionë euro në nënshkrimin e yllit të PSG-së, pretendon TuttoSport, përcjell lajmi.

Paratë do të mbulonin tarifën e transferimit e po ashtu edhe një kontratë pesë vjeçare.

Presidenti i Andrea Agnelli dhe nënkryetari Pavel Nedved deklaruan pas takimit të aksionarëve këtë javë se rritja e kapitelit prej 300 milionë euro kishte për qëllim vendosjen e Juventusit në nivelin e parë të klubeve evropiane.

Kjo do të përfshinte aftësinë për të bërë investime të mëdha në tregun e transferimeve, duke shpresuar se yjet e tjerë do të ndjekin rrugën e Cristiano Ronaldos.

Tuttosport pretendon se kandidati kryesor është Mbappe, i cili mbush 21 vjeç në dhjetor.

Mbappe te PSG është transferuar në vitin 2017 nga Monaco për 180 milionë euro.

Komento: