Juventus pas yllit të Tottenham, por çka do të bëjë Mourinho?

13:48 | 23 Nëntor 2019

Juventus kërkon yllin e Tottenham.

Juventus po shqyrton mundësinë e një oferte për mesfushorin e Tottenham, Christian Eriksen në fund zë sezonit.

Gazeta italiane Corriere dello Sport raporton se mesfushori danez po pëlqehet nga kampionët e Serie A, përcjell lajmi.net.

Real Madrid gjithashtu janë të interesuar për Eriksen, kontrata e të cilit me Tottenham skadon në verën e ardhshme.

Eriksen thuhet se ka kërkuar një largim në fillim të këtij viti, duke përmendur Spanjën si destinacionin e tij të preferuar.

Mbetet të shihet nëse Eriksen do të jetë në planet e trajnerit të ri të Tottenham, Jose Mourinho, para se të merret një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.

Komento: