
Mesfushori i Barcelona, Ivan Rakitic është ende një objektiv transferimi për Juventusin, raporton Corriere Di Torino.
Inter dhe AC Milan janë gjithashtu të interesuar për kroatin, i cili është zhgënjyer nga mungesa e kohës së lojës në Camp Nou,përcjell ORAinfo.

Rakitic mund të largohej nga Barça menjëherë në janar, pasi kishte filluar vetëm dy ndeshje në La Liga këtë sezon./ORAinfo/