Juventus po transferon talentin e madh

20:06 | 21 Nëntor 2019

Juventus po kërkon talentin rus.

Aleksei Miranchuk së shpejti mund ta veshë fanellën e Juventusit

“Sport Mediaset” raporton se Juventusi tashmë ka arritur marrëveshje për talentin e Lokomotivës së Moskës, Aleksei Miranchuk.

Raportohet se lojtari do t’i bashkohet ‘Zonjës së Vjetër’ në verën e vitit 2020.

Mesfushori sulmues ka tërhequr vëmendjen pas paraqitjeve të mira në Champions League, në dy ndeshje kundër Juventusit.

Në anën tjetër, e përditshmja ruse ‘Sport-Express’, mohon të jetë arritur marrëveshja, por nuk flet nëse janë takuar përfaqësuesit e klubit dhe futbollistit.

24-vjeçari mund të luajë edhe si anësor, ai ka shënuar pesë gola në 25 paraqitje për Rusinë dhe ka kontratë me Lokomotivën deri më 2021.

Komento: