Juventus shokon me lajmin e fundit! Po e shet yllin që po bën “namin” në skuadër

18:24 | 03 Dhjetor 2019

Juventus, pavarësisht se ka shpenzuar 1,24 miliardë euro që nga viti 2011, kishte vetëm dy lojtarë në listën më të lartë të Topit të Artë dje, dhe tani klubi është vendosur të shesë një nga yjet e tyre më të mëdhenj për të rregulluar gjendjen e tyre financiare.

Raporti detajon se si vetëm Cristiano Ronaldo (3) dhe ardhja e re Matthijs de Ligt (15) u përfshinë në listën e 30 të Topit të Artë, duke zhgënjyer për klubin duke marrë parasysh kostot e larta të investuara në skuadër.
Që prej këtij viti, Bianconeri janë shpenzuesit e katërt më të mëdhenj në botë, pas vetëm Manchester City, Barcelona dhe Paris Saint Germain,përcjell ORAinfo.

Klubi me bazë në Torino tani është vendosur të shesë një prej yjeve të tyre verën e ardhshme, pavarësisht nevojës për më shumë cilësi në skuadë. Ndërsa Drejtori i Sportit, Fabio Paratici ka konfirmuar se klubi nuk do ta shesë Ronaldon verën e ardhshme, ata janë potencialisht të vendosur të shesin sulmuesin 26-vjeçar argjentinas Paulo Dybala./ORAinfo/

Komento: