Juventus tregon pse është mbreti i transferimeve në Itali

19:44 | 07 Shkurt 2020

Juventus synon transferimin e tre lojtarëve që luajnë me kombëtaren e Italisë.

Skuadra e Juventus është e interesuar që të transferojë në radhët e saj tre lojtarë të tjerë, të cilët luajnë me kombëtaren e Italisë.

‘Calciomercato’ bën të ditur se Juventus ka kthyer sytë kah reprezentuesit e Italisë, Emerson Palmieri, Riccardo Orsolini dhe Sandro Tonali, transmeton lajmi net.

Sarri është i vendosur të ribashkohet me ish lojtarin e tij te Chelsea, Emerson, kurse ‘Biankoneri’ kanë arritur marrëveshje për të rinënshkruar me Orsolini nga Bologna.

Juve gjithashtu lidhen me transferimin 50 milionësh me Tonali. Operacioni pritet të mbyllet gjatë verës.

Në garë për shërbimet e mesfushorit të Bresia është edhe skuadra nga Premierliga, Manchester United.

Komento: