PSG vjen me transferim të madh nga Juventus

09:36 | 25 Nëntor 2019

Në janar, mund të ketë disa ndryshime te Juventus.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, PSG po mban interesin mbi Mattia De Sciglio si një zëvendësim i mundshëm për Layvin Kurzawa, i cili mund të largohej tashmë në janar, përcjell ORAinfo.

Kontrata e mbrojtësit me gjigantët francezë skadon gjatë verës, kjo është arsyeja pse PSG po kërkon të marrë para nga largimi i tij në janar.

Sipas gazetës, Juventus është një nga skuadrat e interesuara, që mund të arrijë një marrëveshje shkëmbimi./ORAinfo/

Komento: