Juventusi merr lajmin ‘fantastik’

21:58 | 04 Shkurt 2020

Një lajm shumë i mirë ka ardhur për skuadrën e Juventusit.

Juventus ka konfirmuar se Giorgio Chiellini është rikthyer në stërvitje, por pjesërisht.

Kapiteni i ‘Bianconerëve’ kishte dëmtuar gjurin në ndeshjen e parë të sezonit, dhe nga ajo kohë, ka qëndruar jashtë fushave.

Por, Kampionët e Serie A kanë konfirmuar që mbrojtësi italian është rikthyer në stërvitje.

“Giorgio Chiellini është rikthyer në punë, pjesërisht, por së bashku me grupin”, thuhet në deklaratën e Juventus.

Juventus janë rikthyer në stërvitje pas një dite pushim dhe aktualisht po përgatiten për ndeshjen kundër Hellas Verona që luhet në fundjavë.

Komento: