Juventusi nuk ia ngriti pagën, super-lojtari po largohet

17:13 | 16 Janar 2022

Juventusi mund të mbetet pa lojtarin më të mirë.

Paulo Dybala nuk do të vazhdojë kontratën e tij me Juventusin, raporton TyC Sports, përcjell ORAinfo.

Pretendohet se skuadra e Serisë A ka bërë ndryshime në ofertën e tyre të mëparshme gjatë negociatave dhe se lojtari ndihet i zhgënjyer nga klubi. Marrëveshja aktuale e argjentinasit skadon në vitin 2022./ORAinfo/

Komento: