Juventusi nuk po ia del ende në transferimin e yllit që shkëlqeu në EURO 2020

22:19 | 16 Korrik 2021

Nuk ka marrëveshje mes Juventusit dhe Sassuolos për Locatellin.

Juventus ka shprehur interesim për mesfushorin Manuel Locatelli.

Sot ka pasur një takim mes dy klube italiane, duke u përpiqur të gjejnë formulën e duhur të transferimit të Locatellit në Juventus.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, oferta e parë e ‘Zonjës së Vjetër’ për mesfushorin ishte huazim për një sezon me obligim blerje më pas për 30 milionë euro, ofertë e cila u refuzua, transmeton lajmi.net.

Sassuolo po kërkon të paktën 40 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet yllin e tyre.

Negociatat mes dy klubeve pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, pasi ‘Bianconerët’ e kanë si objektiv transferimi e reprezentuesit italian gjatë afatit kalimtar të verës.

Komento: