Juventusi ofron 65 milionë euro për yllin e Man City

22:00 | 20 Mars 2022

Juventusi do t’i ofrojë sulmuesit të Manchester Cityt, Gabriel Jesus, një rrugë të mundshme arratisjeje nga stadiumi Etihad këtë verë, zbulon Daily Star.

Jesus nuk është pjesë më e formacionit të rregullt te City dhe mundësitë për të luajtur do të pakësohen vetëm nëse Erling Haaland përfundon një lëvizje në klub,përcjell ORAinfo.

Italianët besojnë se një ofertë prej rreth 65 milionë funte mund të jetë e mjaftueshme për të bindur Cityn të shesë./ORAinfo/

Komento: