Ka nisur numërimi se prapthi për Pogban tw Man United!

11:51 | 14 Mars 2022

Paul Pogba është duke i kaluar muajt e fundit në fanellën e Manchester Unitedit.

Mesfushorit francez do t’i skadojë kontrata në muajin qershor dhe do të jetë i lirë ta zgjedh klubin e ri.

Trajneri personal i kampionit të botës me Francën ka zbuluar se mesfushori ofanziv nuk do të jetë më lojtar i Manchester United pas përfundimit të këtij sezoni.

Për këtë siguron mediumi britanik “The Sun”.

Ditë më parë ish-futbollisti i Juventusit tha se trajneri i ri i “Djajve të Kuq” do të jetë vendimtar për të ardhmen e tij.

Megjithatë, më i mundshëm është largimi i tij nga “Old Trafford”, ku nuk kaloi siç pritej në eksperiencën e tij të dytë.

Interesim për Pogban kanë shfaqur Real Madridi, Paris Saint-Germaini dhe ish-klubi i tij, Juventus. /Gazeta Express/

Komento: