Kaq kosovarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19

09:04 | 20 Nëntor 2021

Vaksinimi po vazhdon në vendin tonë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.602.881 doza të vaksinës. Kurse, deri më sot 754.429 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kështu thuhet në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë(MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKShPK).

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.748 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse, nga 1.324 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.631. Në total numri i rasteve aktive është 380”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, me gjithë numrin e vogël të rasteve aktive, masat kundër COVID-19 vazhdojnë të mbesin të njëjtat.

Komento: