Kaq mijëra euro kushton varësja që kishte në qafë Arbana

22:43 | 19 Shkurt 2022

Ajo gjithmonë ka rënë në sy për stilin e saj të veçantë.

Mbrëmjen e djeshme Arbana shkëlqeu me kostumin në ngjyrë të kuqe. Por çfarë mori vëmendjen mjaftueshëm ishte seti i aksesorëve nga “Kastrati Jewellery”.

Varësja që Arbana mbante në qafë kushtonte plot 200.000 euro.

Edhe në veshjen e dytë Arbana mbajti po të njëjtin set aksesorësh në ngjyrë jeshile që i dhanë një tjetër hijeshi pamjes së saj.

Gjithçka ngjante me një nga skenat e filmit si “Ocean’s 8”. Kjo shpjegon edhe praninë e sigurisë së lartë në Top Channel aq aa dolën fjalë se kryeministri Edi Rama do të vinte për të dhënë çmimin.

Por mesa duket kanë qenë rojet për varësen që me siguri është kthyer direkt në dyqan.

Komento: