Kaq persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit

18:21 | 04 Dhjetor 2021

Vaksinimi po vazhdon në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë (MSh), ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 777 doza të vaksinës kundër COVID-19, shkraun Gazeta Express.

Sipas MSh-së, nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,624,584 doza të vaksinës.

Deri më sot 765 mijë e 669 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

Komento: