Kaqurrelet e bëjnë të veçantë Teuta Krasniqin, me këtë pamje merr vëmendjen

21:41 | 12 Janar 2022

Teuta Krasniqi i rikthen kaqurelat dhe duket si vajzë lozonjare.

Emri i saj është shumë i njohur për ata që për vite me radhë e kanë parë në teatër, në seriale, por edhe duke prezantuar emisione e spektakle të ndryshme në ekran.

Teuta Krasniqi është aktore e lindur dhe sado që vitet kalojnë, ajo sërish shkëlqen, duket bukur dhe gjjthnjë me sharm, shkruan Kosovarja.

Teuta, ka kohë që nuk është parë shumë e angazhuar në televizion, por roli i “Sarandes” tek “Kafeneja Jonë” mbahet në mend edhe sot e kësaj dite.

Aktorja së fundi shfaqej me flokë të gjata e të drejta, duke i “tradhëtuar” pak kaqurelat, të cilave megjithatë u është kthyer sërish.

Dhe, prap po duket fresh dhe mjaftë lozonjare në pamje, apo jo?

Komento: