Karius i mbetet në “derë” këtij ekipi

16:00 | 29 Tetor 2019

Besiktas nuk do të mund ta dërgojë Loris Karius përsëri në Liverpool në janar,thotë Echo.

Raportet në Turqi këtë javë sugjeruan që klubi Süper Lig dëshironte të anulonte marrëveshjen e tyre të huazimit për Karius në dritaren e ardhshme të transferimit pasi që nuk janë të kënaqur me formën indiferente të lojtarit,përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, raporti në Merseyside thotë se nuk është një opsion për ekipin e Stambollit, i cili do ta mbajë 26-vjeçarin deri në fund të fushatës./ORAinfo/

Komento: