Katastrofë për Ibrahimovicin

22:13 | 23 Janar 2022

Ka akoma më shumë shqetësime për lëndimet e Zlatan Ibrahimovicit pasi ai u detyrua të largohej brenda 30 minutave nga loja e Milanit në shtëpi kundër Juventusit sonte.

Pati një konfuzion kur Giroud hoqi xhaketën e tij dhe u rreshtua për të luajtur pasi Ibrahimovic ishte në zotërim, por më pas topi u hodh jashtë dhe u bë e qartë se sulmuesi suedez kishte pësuar një problem me këmbën e tij,përcjell ORAinfo.

Ibra humbi ndeshjen e fundit të vitit 2021 për shkak të mbingarkesës në gjurin e tij të majtë, dhe DAZN raportoi në transmetimin e tyre të drejtpërdrejtë se ai kishte dhimbje në zonën e tendinit të Akilit./ORAinfo/

Komento: