Katastrofë për PSG, Messi rezulton pozitiv me koronavirus

13:12 | 02 Janar 2022

Koronavirusi po vazhdon të ketë shtrirje të madhe në vendet e Evropës. E Ky virus nuk ka lënë pa prekur edhe futbollistë e njohura të top-skuadrave.

EParis Saint-Germain ka njoftuar se katër raste të infektimit me COVID-19 janë zbuluar pas testeve të kryera përpara se të rifillonin përgatitjet. Një nga lojtarët e infektuar është Lionel Messi (34 vjeç), përcjell ORAinfo.

Juan Bernat, Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala janë tre futbollistët e tjerë të infektuar, thuhet në faqen zyrtare të PSG-së./ORAinfo/

Komento: