Katastrofë për Real Madrid, lëndohet ylli i madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Katastrofë për Real Madrid, lëndohet ylli i madh

13:18 | 12 Shtator 2019

Vazhdojnë problemet në Real Madrid, lëndohet Modric.

Luka Modric është ylli i radhës i lënduar te skuadra e Real Madridit.

Luka Modric është futbollisti i radhës i Real Madridit i cili ka pësuar një lëndim.

Sipas njoftimit të “Los Blancos”, ylli kroat vuan nga një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë, transmeton lajmi.net.

Andaj, Modric nuk pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Zinedine Zidane për duelet me Levanten dhe Paris Saint-Germain.

Modric luajti me Kroacinë kundër Azerbajxhamit duke realizuar një gol nga penalltia.

Mirëpo, ai të mërkurën nuk ka stërvitur me bashkëlojtarët e tij në Madrid. Modric nuk ishte lënduar nga shkurti i vitit 2018.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!