
Lëndohen katër persona nga aksidenti në Vranidoll, policia jep detaje.
Një aksident ka ndodhur në fshatin Vranidoll të komunës së Prishtinës, në mes të dy veturave.
Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se nga aksidenti kanë pësuar lëndime katër persona.
“Sot rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime të trupore kanë pësuar katër persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.