KEDS alarmon: Qytetarët po e keqpërdorin rrymën, kjo rrezikon sigurinë e përgjithshme

21:39 | 17 Dhjetor 2021

KEDS: Qytetarët po e keqpërdorin rrymën, kjo rrezikon sigurinë e përgjithshme.

Kriza energjetike në vend është tema më e diskutuar ditëve të fundit. Lidhur me këtë, KEDS-i thotë se keqpërdorimi i energjisë elektrike po e rëndon edhe më shumë këtë krizë.

KEDS-i thotë se konsumatorët po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në rrjet, shkruan Reporteri.

“Konsumatorët që po e keqpërdorin atë, përpos që po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në rrjet, njëkohësisht po rrezikojnë sigurinë e përgjithshme të qytetarëve”, thuhet në shkrimin e KEDS.

Ata po ashtu thonë se do të kenë zero tolerancë për konsumatorët që po veprojnë në këtë mënyrë.

Nga ana tjetër, Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike.

Për këtë ajo ka thënë se efekti veç se ka filluar të vërehet.

Rizvanolli ka bërë të ditur se sipas KOSTT-it, kulmi (peak) i konsumit (1.3 GË), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00.

“Ky trend i kulmit të konsumit në ora 23:00 (gjatë tarifës së ulët) kur tarifa është 57% më e lirë, ka vazhduar edhe të mërkurën dhe të enjten! Ju falemnderit të gjithëve!”, ka shkruar ajo në një postim.

Komento: