Keisi thyen heshtjen për herë të parë, tregon për herë të parë se çfarë i pëlqen tek Kristi

10:14 | 20 Shkurt 2023

Keisi tregon për herë të parë se çfarë i pëlqen tek Kristi.

Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Pas Luzit dhe Kiarës, Keisi dhe Beati kanë vazhduar drejtimin e programit dhe të ftuar kanë qenë Kristi dhe Kiara. Temë e bisedës ishte dhe marrëdhënia deri tani Kristit dhe Keisit dhe nëse mund të jenë një çift i ardhshëm. Vetëm pak më parë Keisi ka treguar se çfarë i pëlqen dhe e tërheq tek Kristi.

Keisi: Gjëja e parë që më pëlqen se është i sinqertë është vetvetja, siç e jam dhe unë, nuk futem në diskutime kot më kot dhe shpreh mendimin e tij lirisht dhe kjo gjë më pëlqen… shumica stepen kur flasin, por Kristi nuk e bën është ndryshe nga meshkujt që kam rastisur në jetën time… Kiara: Do i bësh këngë se je ti këngëtarja.

Komento: