KEK-u ua refuzon rrogën e 13-të punëtorëve

20:47 | 10 Dhjetor 2021

Nuk ka pagë të 13-të.

KEK ka njoftuar se po trajton të gjitha kërkesat e punëtorëve të saj, të paraqitura edhe në protestën e sotme të tyre, para ndërtesës së Toskanës në Prishtinë.

KEK-u ka thënë se ka refuzuar të trajtojë kërkesën për pagën e 13-të, meqë, siç shprehen ata, nuk janë kompetencë e tyre, si dhe zbatimin e marrëveshjes sektoriale.

“Bonusi/ paga e 13-të apo çfarëdo kompensimi shtesë mbi kompensimet e rregullta është vlerësim dhe kompetencë eksklusive e Bordit të Drejtorëve i cili vlerësim bëhet vetëm pas certifikimit të rezultateve financiare të Korporatës dhe nuk është pjesë e pazareve me sindikatën. Për më tepër KEK sh.a. aktualisht nuk ka Bord të Drejtorëve”, thuhet në komunikatën e tyre.

“Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, me datë 27.10.2021, brenda dy jave pas marrjes së detyrës i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për takim me Sindikatën e re të KEK (SR-KEK). Në këtë takim janë diskutuar të gjitha çështjet me prioritet të ngritura nga SR-KEK si çështja e mungesës së punëtorëve në KEK, moshës së lartë mesatare të tyre etj. KE e ka marrë seriozisht këtë problem dhe së bashku Bordin dhe me Menaxhmentin e KEK-ut do të mundohen që ta adresojnë në mënyrë rrënjësore, të planifikuar e sistematike (e jo me improvizime afatshkurtra), si një nga sfidat kryesore te korporatës. Mirëpo kjo çështje është kompetencë e menaxhmentit dhe Bordit të KEK”, deklarohet tutje.

Komento: