Kelmendi: Qeveria të mos marrë vendime pa mbështetjen e SHBA-së

23:53 | 28 Shkurt 2020

Vendimi i qeverisë për largimin e pjesshëm të taksës ka nxitur reagime të shumta.

Biznesmeni dhe ish-politikani, Ramiz Kelmendi, është shprehur i zëshëm kundër vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë, ashtu siç pretendon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kelmendi shprehet që reciprociteti nuk është më i ashpër se taksa prej 100% ndaj mallrave serbe.

“Nëse mendon dikush që reciprociteti është më i ashpër se taksa, ajo është vec deklaratë politike”, është shprehur Kelmendi

Madje, ai thotë se tanimë kur reciprociteti është duke u kundërshtuar nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atëherë kjo gjë nuk duhet assesi të implementohet.

Tutje, Kelmendi thotë se asnjë vendim nuk mund të merret nga ana e shtetit të Kosovës, nëse kjo nuk është në përputhje me vullnetin amerikan.

“Nga këndi politik e kisha ftu qeverinë që mos merrni vendime që nuk e kanë mbështetjen e SHBA-së. Nuk mund të bëhet asnjë gjë dhe nuk duhet të bëhet nëse kundërshtohet nga Amerika. Ne e kemi obligim që ti bindim ata që e ardhmja jonë politike dhe territoriale është në duart e tyre”, ka thënë Kelmendi.

Komento: