Kemal Ademi refuzon Kombëtaren e Kosovës? Mësohet gjithçka – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kemal Ademi refuzon Kombëtaren e Kosovës? Mësohet gjithçka

22:44 | 09 Tetor 2019

Ka qarkulluarlajmi se Kemal Ademi ka refuzuar të luajë për Kombëtaren e Kosvës.

Ai është një ndër futbollistët me në formë nga Kosova në Evropë dhe po shkëlqen me skuadrën e Baselit në Zvicër.

Në ditët e fundit është raportuar në media se sulmuesi Ademi e ka refuzuar Kosovën me pretekstin se është duke e pritur një ftesë nga Përfaqësuesja e Zvicrës.

“Nuk është e vërtet se Kemal Ademi e ka refuzuar Kosovën. Edhe kryetari Agim Ademi edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv janë të angazhuar në këtë drejtim”.

“Çdo lojtar që ka kualitete dhe dëshirë do të ftohet nga Kosova”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu për emisionin Imazh në Radio Televizionin e Kosovës.

Ademi është 23-vjeçar, ndëra me Baselin në këtë edicionin i ka realizuar pesë gola.

Kosova të enjten luan ndaj Gjibraltarit, ndërsa pas katër ditëve me Malin e Zi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!