Kërcënohet një person në Podujevë, ia kërkojnë 50 mijë euro

18:19 | 07 Nëntor 2021

Një kërcënim ka ndodhur në Podujevë.

Një person është kanosur bashkë me familjen e tij nga një i dyshuar, që nëse nuk i siguron 50 mijë euro deri të hënën do të vritet.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

KANOSJE/ Podujevë 06.11.2021 – 09:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar dhe familjen e tij nëse nuk ia siguron pesë dhjetë mijë (50.000) € deri të hënën.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar.

Komento: